Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës.
Viktima është 29 vjeçar, dhe ai u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.
Rasti ka ndodh në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, ndërsa SuharekaOnline mëson që bëhet fjalë për Shpejtim Gashi nga fshati Peqan Komuna e Suharekës.
Sipas Policisë së Kosovës është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet.
