274,174.10 euro për “Shtegun e ecjes” dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se gjatë ditës ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me ministren e MAPL-së, Emilija Redžepi .

“Sapo nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministren e MAPL-së Emilija Rexhepi, për shumën 274,174.10 euro, të cilat ndahen për projektin “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës”.

Shtegu do të jetë 2.3 km i gjatë dhe do tu shërbej qytetarëve.

Ky projekt mbështetet nga skema e grantit për performancë komunale, të cilën e mbështet DEMOS dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal” ka bërë të ditur Muharremaj.

Sipas kësaj marrëveshje gjatë vitit 2020 MAPL do të ndajë 231,956 euro ndërsa Komuna e Suharekës nga buxheti vjetor do të ndajë 42,218.10 euro.

Marrëveshja mbështetet nga projekti DEMOS në kuadër të Grantit të Performancës Komunale me MAPL.

RAPORTO