26 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 3000 në tërë Kosovën

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive deri më tash me këtë virus ka shkuar në 13 mijë e 910.

10 mijë e 300 persona deri më tani kanë arritur që ta mposhtin virusin Korona, por 551 persona që ishin të infektuar me COVID-19 humbën këtë betejë.

Sipas IKSHPK-së në Kosovë aktualisht janë 3.059 raste aktive me COVID-19.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga raporti i IKSHPK-së kanë rezultuar pozitiv me korona virus 119 persona, e gjithashtu janë shëruar 187 të tjerë.

Vetëm në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 3 persona të cilët sipas IKSHPK-së janë nga këto vende Reçan, Shirokë, Studençan.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.