250 euro ndihmë financiare për nënat që kryejnë lindje në QKMF-Suharekë

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuçi e shoqëruar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka kanë vizituar sot Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Drejotresha Kuçi ka njoftuar se sot ka vizituar QKMF-në ku edhe ka biseduar rreth shqetësimeve që janë krijuar nga COVID-19, për menaxhimin dhe projektet që priten të realizohen në të ardhmen.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite është biseduar lidhur edhe për nënat që kryejnë lindjet në repartin e Gjinekologjisë në QKMF, të cilave komuna u ofronë ndihmë financiare me nga 250 euro, Kuçi tha se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në bazë të raportit 3 mujor në repartin e Gjinekologjisë në Suharekë janë realizuar 23 lindje, nga Drejtoresha Kuçi cilësohet numër rekord, krahasuar me vitet e kaluara.

Pavarësisht situatës së krijuar stafi mjekësor në Suharekë ka punuar me kapacitet të plotë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.