25 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prijnë Samadrexha e Studençani me nga 3 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 25 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (1), Gelancë (2), Leshan (1), Mushtisht (2), Nishor (1) Reçan (2), Samadrexhë (3) Studençan (3) Suharekë (8) dhe Vraniq (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

RAPORTO