24 pacientë nga Suhareka janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, 4 në gjendje të rëndë

30.11.2020

Në seancën e Asamblesë Komunale të Suharekës, e 11-ta me radhë ndër tjera u diskutua edhe për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Suharekës. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi në fjalën e saj ka njoftuar se 24 qytetar të Komunës së Suharekës (të dyshuar dhe të infektuar me COVID-19) janë duke […]

24 pacientë nga Suhareka janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, 4 në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Në seancën e Asamblesë Komunale të Suharekës, e 11-ta me radhë ndër tjera u diskutua edhe për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi në fjalën e saj ka njoftuar se 24 qytetar të Komunës së Suharekës (të dyshuar dhe të infektuar me COVID-19) janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kuqi tutje njoftoi se nga 24 pacientë 4 janë në gjendje më të rënduar (me oksigjenoterapi).