23 vite nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

26.03.2022

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do […]

23 vite nga masakra e familjes Berisha në Suharekë Foto: Ilustrim

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar.

Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Për të nderuar këtë familje gjatë ditës do të bëhen homazhe te Lapidari i Martirëve në Suharekë. 

Me fillim nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te Obelisku i Martirëve, përballë Komunës, ndërsa nga ora 10:15 bëhet vendosja e luleve te Qendra Memoriale ku ka ndodhur masakra e Berishëve.

Ndërkaq nga ora 10:30 bëhen homazhe dhe vendosen lulet te Memoriali i varrezave të Berishëve.