22 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

06.10.2020

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, besa Kuqi sot ka njoftuar për numrin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në Komunën tonë. Drejtoresha Kuqi njofton se në Komunën e Suharekës aktualisht janë 22 raste aktive me virusin Korona, njofton SuharekaOnline. Që nga muaji mars ku në Kosovë u shfaqen rastet e para me […]

22 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, besa Kuqi sot ka njoftuar për numrin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në Komunën tonë.

Drejtoresha Kuqi njofton se në Komunën e Suharekës aktualisht janë 22 raste aktive me virusin Korona, njofton SuharekaOnline.

Që nga muaji mars ku në Kosovë u shfaqen rastet e para me COVID-19 deri më sot janë infektuar 235 qytetar nga Suhareka, nga ta 198 janë shëruar dhe fatkeqësisht 15 kanë vdekur.

Gjithashtu në Komunën e Suharekës ditë më parë janë testuar 40 mësimdhënës ku sipas drejotreshës Kuqi asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtoresha Kuqi apelon të gjithë qytetarët e Suharekës që të vazhdojnë t’i respektojnë masa anti-COVID-19 të cilat janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Theranda me vetem 22 raste aktive me virusin SARS-CoV-2, në muajin e 7 të përballjes me pandeminë #COVID-19. Gjendja përgjithshme është kjo: 235 të infektuar në total, 198 të shëruar, fatkeqēsisht 15 të vdekur. Gjithashtu dua të ju informoje se gjate kësaj jave nga 40 mostrat e marra të stafit arsimor në komunen tonē te gjitha kanë rezultuar NEGATIVE.

Lajmë i mire është se Maqedonia e Veriut nga sot nuk i kerkon testet PCR per te kaluar kufirin për shtetasit e republikes se Kosovës.

Apeloj që të vazhdoni t’i respektoni masat anti-COVID-19, pasi është mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së infeksionit!