217 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

21.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të ketë rënie. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka rënë në rreth 9 mijë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë […]

217 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të ketë rënie. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka rënë në rreth 9 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 6 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore është regjistruar një rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  10, Mitrovicë  10, Prizren  6, Ferizaj  4, Gjilan  3, Gjakovë  2, Fushë Kosovë  2, Pejë  2, Suharekë  1, Podujevë  1, Deçan  1, Skenderaj  1, Obiliq  1, Junik  1, Hani i Elezit 1, Klinë  1, Gllogoc  1.

Po ashtu, janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  186, Prizren  117, Ferizaj  79, Gllogoc  70, Pejë  63, Suharekë  44, Gjilan  43, Lipjan  40, Rahovec  35, Malishevë  33, Podujevë  26, Istog  26, Viti  24, Mitrovicë  23, Deçan  21, Shtime  18, Klinë  18, Kamenicë  17, Fushë Kosovë  5, Kaçanik  4, Obiliq  3, Junik  3, Vushtrri  2, Hani i Elezit  2, Gjakovë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 8.903, prej tyre 217 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 159,155 raste nga 1,159,541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,905 raste të vdekjes.