217 raste aktive me covid-19 në Kosovë, prej tyre 2 në Suharekë

26.05.2020

Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ku 30 kanë përfunduar me vdekje dhe si raste aktive janë vetëm 217 persona, ndërsa 791 rate të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, nga rastet aktive, vetëm tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive. Pasditen […]

217 raste aktive me covid-19 në Kosovë, prej tyre 2 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ku 30 kanë përfunduar me vdekje dhe si raste aktive janë vetëm 217 persona, ndërsa 791 rate të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, nga rastet aktive, vetëm tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive.

Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë pacienti numër 30 i prekur me COVID-19, por që të gjithë të tjerët, sipas raporteve mjekësore, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga mostrat që janë marr të premten e kaluar nga Komuna e Suharekës dy raste kanë rezultuar pozitiv të cilët janë pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Me identifikimin e dy zyrtarëve policor numri i të identifikuarëve me covid-19 në Komunën e Suharekës shkon në 38, ku 35 janë të shëruar, 1 rast vdekje dhe 2 të fundit raste aktive.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës dy rastet e fundit aktive ishin shëruar më 17 maj ndërsa rastet e fundit të konfirmuara pozitiv ishin më 1 maj, saktësisht para 3 javësh.

IKSHPK thotë në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Sa i përket testimeve, nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Instituti apelon qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të përhapjes së virusit korona.