21 vjet nga masakra e 46 martirëve të fshatit Tërrnje

Sot bëhen 21 vjet që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan hiq më pak se 46 martirë.

Ku disa prej tyre të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje.

Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, burra e fëmijë, ku prej tyre 22 martirë ishin nga familja Gashi, dhe të tjerët ishin mysafirë e shumë familje të tjera të këtij fshati si: Voci, Muhaxheri, Llapatinca, Balaj, Vranovci, Rexhaj, Krasniqi etj.

Ku sot e asaj dite ende janë të pagjetur edhe 14 kufoma të familjes Gashi.