21 vjet kur familja Mamaj humbi më të dashurit e tyre

Sot bëhen 21 vjet që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan hiq më pak se 46 martirë.

Ku disa prej tyre të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje.

Në mesin e 46 martirëve janë edhe dy anëtarët e familjes Mamaj, Fazli Mamaj dhe djali i tij Enver Mamaj.

Të dy anëtarët e kësaj familje së bashku me shumë bashkfshatarë dhe mysafirë ishin viktikma të masakrës barbare serbe.

Vitin e kaluar departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999.

Sipas vendimit të Gjykatës, ai së bashku me një grup ushtarësh urdhëroi, orkestroi dhe mori pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë.