21 vjeçari nga Bllaca rezulton pozitiv në testin e dytë për covid-19

Kanë kaluar gjithsej 17 ditë që kur 21 vjeçari nga Bllaca e Suharekës i cili gjendet në vetizolim në Banjë të Malishevës kishte rezultuar pozitiv me covid-19.

Për të parë nëse pacienti në fjalë është shëruar QRSHP në Prizren të mërkurën ka marr testin e parë në të cilin 21 vjeçari ka rezultuar negativ për covid-19.

Por që një pacient të shpallet i shëruar duhet të rezultojnë negativ edhe në testin e dytë, gjë që i është marr sot 21 vjeçarit nga Bllaca e Suharekës.

Sipas IKSHPK-së del që në testin e dytë 21 vjeçari nga Bllaca rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

“Po ishte lajm i mirë që të mërkurën 21 vjeçari nga Bllaca në testin e parë ka rezultuar negativ dhe për tu deklaruar i shëruar duhet që edhe në testin e dytë që i është bërë sot të rezultojë negativ” kishte treguar drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu.

RAPORTO