21 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

12.10.2020

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka njoftuar për rastet me COVID-19 në komunën tonë. Drejtoresha Kuqi ka njoftuar se në Komunën e Suharekës aktualisht janë 21 raste aktive, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë në Komunën e Suharekës janë infektuar me virusin Korona  237 qytetar, prej tyre […]

21 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka njoftuar për rastet me COVID-19 në komunën tonë.

Drejtoresha Kuqi ka njoftuar se në Komunën e Suharekës aktualisht janë 21 raste aktive, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë në Komunën e Suharekës janë infektuar me virusin Korona  237 qytetar, prej tyre 201 janë shëruar dhe fatkeqësisht janë shënuar 15 viktima.

“Vetëm në 7 ditët e fundit nga rezultatet e konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në komunën tonë kanë rezultuar 4 raste të reja në Covid 19, vlenë të theksohet që në 3 ditët e fundit nuk kemi asnjë rast te ri në Suharekë kurse 6 raste aktive janë shëruar”, shkruan Kuqi në facebook, përcjellë SuharekaOnline.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Therandës, në 7 ditët e fundit nga rezultatet e konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në komunën tonë kanë rezultuar 4 raste të reja në Covid 19, vlen te theksohet që në 3 ditët e fundit nuk kemi asnje rast te ri ne Therandë kurse 6 raste aktive janë shëruar.

Nga të dhënat e kësaj jave kemi pasur rënje të të lakores epidemike!

Në total nga dita zero e pandemisë deri më tani në Komunën e Therandës kemi: total 237 raste, të shëruar 201, të vdekur 15, raste aktive 21.

Sërish, apeloj fort që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.

Në emer të Drejtorise së Shendetesise dua te falenderojë, ekipin mjekësor të terrenit dhe shërbimeve shëndetësore në shtëpi, për shërbimet e ofruara dhe punën shembullore sidomos në këto rrethana pandemie. Gjate 7 mujave prej kohes qe po ballafaqohemi me pandemin ky ekip ka kryer nje numër te madhe sherbimesh mjekesore, ata ju qendruan afer te infektuarve me Covid19, te semurve me semundje malinje, atyre me semundje kronike, te moshuarve edhe gjthe qyetetareve qe kerkuan ndihme nga ky personel mjekesor. Dua te ju prezantoj me numer sherbimet qe i kan kryer gjate kohes qe kur ka filluar pandemia:

-Vizita Mjekesore -Terapi Paranterale
(infuzione,ineksione)
-Mars-231 -Mars-140
-Prill-287 -Prill-163
-Maj-291 -Maj-179
-Qershor392 -Qershor-248

Gjithashtu nga ekipet e terrenit janë mjekuar edhe 707 plagë për 7 muaj te ballafaqimit me pandeminë Covid19