Qeveria Kurti apo Hoti kanë planifikuar më shumë investime në Suharekë për vitin 2020?!

10.07.2020

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, para 1 muaj ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 dhe masat e reja për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e […]

Qeveria Kurti apo Hoti kanë planifikuar më shumë investime në Suharekë për vitin 2020?! Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, para 1 muaj ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 dhe masat e reja për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia e virusit COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës. Me rishikim të buxhetit nuk janë prekur asnjë projekt kapital, derisa kursimet do të kthehen në procese normale në buxhetet e viteve të ardhshme.

Në Qeverinë Kurti totali i buxheti i këtij viti ishte 2 miliardë e 357 milionë euro.

Në buxhetin e proceduar nga Qeveria Hoti shihet se ka ndryshime në projektet të cilat janë parashikuar të realizohen gjatë këtij viti në Komunën e Suharekës.

ProjektiQeveria KurtiQeveria Hoti
Asfaltimi i rruges qe lidh fshatin Ngucat (Rruga Bashkim Gashi)-(Lagja Zekolli) , Suhareke150,00075,000
 Ndertimi I Unazëx – Krahu I djathtë – Suharek (L – 4590 M)200,000100,000
Ndertimi I Rrugës Sopi – Shirokë (Rrethrrotullimi Leshan L – 5850 M)200,000144,784
Ndërtimi I rrugës ” Brigada 123 ” – Sheshi në Suharekë150,000275,000
Ndertimi i rruges Nishore-Kervasari, Suhareke15,05115,051
Rregullimi i shtratit të lumit Toplluha – Suharekë57,15042,861
Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Suharekë100,00075,000
Stadiumi ne Studenqan te Suharekes300,000200,000
Ndërtimi i shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyqi në Suharekë300,000487,500
Shkolla fillore në Caralevë – Suharekë50,00050,000
Ndërtimi i shkollen fillore ne Vraniq, Suhareke500,000500,000
Ndërtimi i shkollës fillore Vaso Pashë Shkodrani në fshatin Leshan të komunës së Suharekës380,000

202,500
Ndertimi i shkolles fillore ne Doberdelan-Suharekë300,000225,000
Renovimi i Lapidareve dhe Varrezave te Deshmoreve ne Komunen e Suharekes100,00050,000
Ndertimi i Qerdhes në Suharekë200,000175,000
TOTAL3,002,2012,617,696