2000-2017, numri i ulëseve të subjekteve politike në asamblenë komunale në Suharekë

26.07.2021

Kanë mbetur edhe rreth 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave. Po ashtu tashmë partitë politike kanë nisur procedurat për përpilimin e listave të kandidatëve për asambleist në Kuvendet […]

2000-2017, numri i ulëseve të subjekteve politike në asamblenë komunale në Suharekë Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Po ashtu tashmë partitë politike kanë nisur procedurat për përpilimin e listave të kandidatëve për asambleist në Kuvendet Komunale.

Por, kthehemi pak në zgjedhjet lokale ndër vite që janë mbajtur në Kosovë, nga viti 2000 e deri në zgjedhjet e fundit më 2017.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për vendet që i kanë siguruar partitë politike në kuvendin komunal në Suharekë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 në kuvendin komunal të Suharekës, më së shumti asambleist kishte siguruar LDK-ja, ku vetëm ky subjekt politik kishte 30 asambleistë.

Ndërsa pas LDK-së, me më së shumti asambleist ishte PDK-ja me 7 të tillë, pastaj AAK-ja dhe PQLK-ja me nga dy asambleistë.

PDKAAKPLQKLDK
72230
Numrat e ulëseve të asambleistëve të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Suharekës në zgjedhjet lokale 2000

Zgjedhjet Lokale 2007

Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 në kuvendin komunal të Suharekës, më së shumti asambleist kishte siguruar LDK-ja, ku vetëm ky subjekt politik kishte 18 asambleistë.

Ndërsa pas LDK-së, me më së shumti asambleist ishte PDK-ja me 14 të tillë, pastaj LDD-ja me 4 asambleistë, AAK-ja me dy asambleistë, AKR dy ulëse dhe PD – Partia e Drejtësisë një ulëse.

PDAKORAAKRPDKLKÇKAAKIPTHLDKPSHDKLDDPD
//21402018041
Numrat e ulëseve të asambleistëve të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Suharekës në zgjedhjet lokale 2007

Zgjedhjet Lokale 2009

Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 në në kuvendin komunal të Suharekës, më së shumti asambleist kishte siguruar LDK-ja, ku vetëm ky subjekt politik kishte 11 asambleistë.

Ndërsa pas LDK-së, nga 10 asambleistë i kishin siguruar AAK-ja dhe PDK-ja, pastaj Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) me 2 asambleistë dhe AKR e PSK me nga një asambleist.

AAKPSKPDKAKRLDDLDK
101101211
Numrat e ulëseve të asambleistëve të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Suharekës në zgjedhjet lokale 2009

Zgjedhjet Lokale 2013

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në kuvendin komunal të Suharekës, më së shumti asambleist kishte siguruar LDK, dhe koalcioni AAK-LDD, ku këto subjekte politike kishin siguruar nga 10 asambleistë.

Ndërsa pas tyre vjen PDK-ja me 8 asamblistë, Lëvizja Vetëvendosje me 2 asambleistë dhe PD me një asambleist.

AAK-LDDLDKPDKLëvizja VetëvendosjePD
1010821
Numrat e ulëseve të asambleistëve të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Suharekës në zgjedhjet lokale 2013

Zgjedhjet Lokale 2017

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në kuvendin komunal të Suharekës, më së shumti asambleist kishte siguruar LDK-ja dhe AAK-ja nga 9 asambleistë.

Ndërsa pas tyre vjen PDK-ja me 6 asamblistë, NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje nga 3 asambleistë dhe IQ Iniciativa e Therandës me një asambleist.

LDKAAKPDKLVVNismaIQ Iniciativa e Therandës
996331
Numrat e ulëseve të asambleistëve të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Suharekës në zgjedhjet lokale 2017