20 ditë pa të infektuar me COVID-19 në Suharekë

20.05.2020

Kanë kaluar gjithsej 20 ditë që nga rasti i fundit pozitiv me covid-19 në Komunën e Suharekës. Gjithashtu 5 ditë pas shërimit të të gjitha rasteve situata pandemike në Komunën e Suharekës, konsiderohet e qetë. Nga 36 rastet sa kishte të konfirmuar Komuna e Suharekës janë shëruar 35 persona, 1 rast ka përfunduar me vdekje […]

20 ditë pa të infektuar me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Kanë kaluar gjithsej 20 ditë që nga rasti i fundit pozitiv me covid-19 në Komunën e Suharekës. Gjithashtu 5 ditë pas shërimit të të gjitha rasteve situata pandemike në Komunën e Suharekës, konsiderohet e qetë.

Nga 36 rastet sa kishte të konfirmuar Komuna e Suharekës janë shëruar 35 persona, 1 rast ka përfunduar me vdekje dhe zero raste vazhdojnë të jenë aktiv me COVID-19.

Edhe pse vazhdimisht ka thirrje për respektimin e kufizimit të lëvizjes nga ana e qytetarëve ende shihet si shqetësuese mosrespektimi i masave dhe udhëzimeve të institucioneve.

Vetëm të martën në mbrëmje brenda dhjetë minutave, Policia në Suharekë ka intervenuar në katër raste ku ka hasur në grumbullim të qytetarëve dhe hapje të lokaleve në mënyrë të jashtëligjshme.

Nga Komuna e Suharekës vazhdimisht është bërë thirrje për respektimin e udhëzimeve dhe masave mbrojtëse.

Madje edhe në seancën e së mërkurës edhe asambleistët e Kuvendit Komunal kanë mbajtur seancën duke bartur maska dhe doreza si dhe duke respektuar distancën fizike.