Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.
Nga 194 rastet pozitive, 2 (dy) raste janë shënuar në Komunën e Suharekës.
Sipas IKSHPK-së dy rastet e sotme janë nga fshati Bllacë dhe Javor.
Me rastet e fundit numri i të identifikuarëve në Komunën e Suharekës shkon në 101.