2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 176 në tërë Kosovën

2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 176 në tërë Kosovën
Taulant Krasniqi

19.06.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Rasti i vdekjes me Sars-CoV2 pozitiv është nga Komuna e Suharekës.

Gjithashtu, janë shëruar 18 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.218 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 176, prej tyre dy në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,645 raste dhe 2,251 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Mbi 248 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit