2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 133 në tërë Kosovën

2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 133 në tërë Kosovën
Taulant Krasniqi

12.07.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (12).

Po ashtu, janë shëruar 13 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.457 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 133, prej tyre 2 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,854 raste nga 690,397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 92 në tërë Kosovën

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit