2 infermiere dhe 1 mjek të infektuar me COVID-19 në Suharekë

05.07.2020

Më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive. Nga 178 rastet e reja të konfirmuara, 1 rast është nga Komuna e Suharekës. Drejtoresha e […]

2 infermiere dhe 1 mjek të infektuar me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Nga 178 rastet e reja të konfirmuara, 1 rast është nga Komuna e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se në Suharekë zyrtarisht prej të infektuarëve të deritanishëm, 3 janë personel mjekësor.

2 infermiere dhe 1 mjek janë raste aktive me Covid-19 në Suharekë.

“Edhe 2 raste të konfirmuara me virusin Covid 19 ne Therandë njëri nga te infektuarit është personel mjekësor, zyrtarisht në komunen tonë me rastin e sontëm te konfirmuar kemi 3 raste aktive personel mjekësor te infektuar, 2 infermiere dhe 1 mjek, nëse vazhdohet me rritje të pakontrolluar të numrit të rasteve si në këto ditët e fundit dhe ne nuk i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-se shumë shpejtë sistemi ynë shendetësor do te KOLAPSOJ, dhe situata do te komplikohet edhe më shumë” ka bërë të ditur drejtoresha Kuqi.