2 herë laureat i çmimit “Student i dalluar”, Vilard Bytyqi nga Suhareka zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në konkurs kanë aplikuar 25 kandidatë, prej tyre 19 shqiptarë dhe gjashtë nga komunitetet e tjera. Komisioni ka ftuar në proces të monitorimit përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin dhe mbështesin punën e komisionit për legjislacion.

Në mesin e dy kandidatëve të përzgjedhur si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është edhe Prof. Ass. Dr. Vilard Bytyqi nga fshati Leshani i Komunës së Suharekës, i cili është zgjedhur me 37 vota, shkruan SuharekaOnline.

Prof. Ass. Dr. Vilard Bytyqi për një periudhë gati 7 vjeçare ka punuar si profesor universitar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (Policisë).

Profesor Vilard Bytyqi studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (2011). Gjatë studimeve ka qenë tri herë bursist i Universitetit, ndërsa për rezultate të shkëlqyeshme gjatë studimeve dy herë ka qenë laureat i çmimit “Student i dalluar”.

Studimet master i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, në Drejtimin Juridik-Penal të Universitetit të Prishtinës (2013). Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Republikën e Maqedonisë me disertacionin me titull: “E drejta për gjykim
të drejtë në procedurën penale në Kosovë” (Mentor: Prof. Dr. Rexhep Murati, UP, 2018).

Nga viti 2014 është i zgjedhur mësimdhënës me marrëdhënie të rregullt të punës në Fakultetin e Sigurisë Publike, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe mban thirrjen akademike Profesor Asistent (Prof.Ass.Dr.).

Përveç angazhimeve akademike në mësimdhënie, ka ushtruar
dhe ushtron këto funksione në kuadër të fakultetit:

  • Përgjegjës i Departamentit (Profilit) Policor (me vendim të Agjensionit për Akreditim të
    Kosovës);
  • Anëtarë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Zhvillimore të Akademisë së Kosovës
    për Siguri Publike 2019-2022;
  • Udhëheqës i Grupit Punues për hartimin e kurrikulave të trajnimit profesional për Policinë e
    Kosovë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës;
  • Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Sigurisë Publike;
  • Anëtar/Kryetar i Komisionit për Hartimin e testit për provim pranues në fakultet;
  • Anëtar/Kryetar i Komisionit për shqyrtimin e ankesave për provim pranues në fakultet;
  • Mentor/Anëtar/Kryetar i komisioneve për mbrojtjen e temave të diplomës Bachelor;
  • Kryetar i komisionit për mbrojtjen e punimit të pjesës praktike (intership-eve) të studentëve
    për Drejtimin Policor;
  • Kryesues i Komisionit Disiplinor për shqyrtimin e ankesave;
  • Anëtar i Bordit Shkencor në Konferencën e Parë (2017) dhe të Dytë Shkencore
    Ndërkombëtare (2018) të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike.
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.