19 raste me COVID-19, prin Bukoshi me 3 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 626 raste te reja me Coronavirus.

Në Komunën e Suharekës nga IKSHPK-ja janë identifikuar 19 raste të reja me Covid-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bukosh (3), Dobërdelan (1), Leshan (2), Samadrexhë (2), Semetisht (1), Shirokë (1), Sopijë (2), Studençan (1) dhe Suharekë (6).

RAPORTO