19 nxënës dhe 87 mësimdhënës nga Suhareka u infektuan me COVID-19 në gjysmë vjetorin e parë

18.12.2020

Procesi mësimor këtë vit ka filluar me vonesë dhe po përfundon më herët se zakonisht, për shkak të situatës së krijuar nga pandeia me COVID-19. Edhe në Komunën e Suharekës procesi mësimor do të përfundoj sot, 18 dhjetor. Në një prononcim për SuharekaOnline Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se […]

19 nxënës dhe 87 mësimdhënës nga Suhareka u infektuan me COVID-19 në gjysmë vjetorin e parë Foto: Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani / SuharekaOnline

Procesi mësimor këtë vit ka filluar me vonesë dhe po përfundon më herët se zakonisht, për shkak të situatës së krijuar nga pandeia me COVID-19.

Edhe në Komunën e Suharekës procesi mësimor do të përfundoj sot, 18 dhjetor.

Në një prononcim për SuharekaOnline Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se në shkollat e komunës tonë aktualisht të infektuar janë një drejtor i një shkolle dhe një nxënëse.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i procesit mësimor deri më sot në shkollat e Komunës së Suharekës janë testuar 189 mësimdhënës prej të cilëve 87 kanë rezultuar pozitiv, dy prej tyre fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19.

Tutje, Bajselmani ka thënë se në shkollat e Komunës së Suharekës janë testuar gjithsej 68 nxënës prej të cilëve 19 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht vetëm një është rast aktiv, të tjerët janë të gjithë të shëruar.

Drejtori i DKA-Suharekë për SuharekaOnline ka thënë se nga personeli teknik janë testuar gjithsej 10 punëtor teknik-ndihmës prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, të cilët janë shëruar.

Procesi mësimor, gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar, 2021.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte në Kosovë janë shënuar 453 raste të reja me COVID-19, 7 raste vetëm në Komunën e Suharekës./SuharekaOnline/