1859 mërgimtarë nga Suhareka kanë aplikuar për votim në zgjedhjet lokale

24.08.2021

Që nga data 10 korrik kur edhe ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, e deri më 18 gusht 2021, kur ka përfunduar ky afat 15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm. Nga kjo shifër e mërgimtarëve që kanë aplikuar për votim, 1859 janë nga […]

1859 mërgimtarë nga Suhareka kanë aplikuar për votim në zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Që nga data 10 korrik kur edhe ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, e deri më 18 gusht 2021, kur ka përfunduar ky afat 15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm.

Nga kjo shifër e mërgimtarëve që kanë aplikuar për votim, 1859 janë nga Komuna e Suharekës, ku sipas KQZ-së llogaritet si numër i lartë i aplikimeve krahasuar me numrin e banorëve dhe listën votuese të qytetarëve.

Andaj KQZ do të bëjë verfikimin e tyre me një mostër prej 2%.

Ndryshe këto shifra janë shumëfish më të ulëta duke krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti, ku në zgjedhjet e shkurtit ishin regjistruar mbi 102 mijë votues nga jashtë Kosovës.

Për periudhën kohore prej 40 ditësh për regjistrim si votues jashtë vendit, 10 korrik – 18 gusht, KQZ ka pranuar 18 mijë e 836 aplikacione, ndërsa prej tyre, 15 mijë e 577 aplikacione janë aprovuar dhe 3 mijë e 259 aplikacione janë refuzuar.