172 nxënës aplikuan sot në Gjimnazin “Jeta e Re”

17.08.2020

Sipas vendimit të MASh sot ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e X-ta për vitin shkollor 2020-2021. Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka bërë të ditur se në bazë të raportimeve nga tri shkollat në Suharekë në përgjithësi regjistrimi ka shkuar në rregull. […]

172 nxënës aplikuan sot në Gjimnazin “Jeta e Re” Foto: Ilustrim

Sipas vendimit të MASh sot ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e X-ta për vitin shkollor 2020-2021.

Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka bërë të ditur se në bazë të raportimeve nga tri shkollat në Suharekë në përgjithësi regjistrimi ka shkuar në rregull.

Më tutje ai ka thënë se në ditën e parë të regjistrimit në Gjimnazin “Jeta e Re” kanë aplikuar gjithsej 172 nxënës. Nga kjo shifër 90 nxënës kanë aplikuar për drejtimin Shkenca Shoqërore dhe 82 në ato natyrore.

Gjithashtu ai ka falënderuar nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollave për respektimin e masave mbrojtëse sipas udhëzimeve të institucioneve.

Kujtojmë se nxënësit e interesuar për regjistrim në klasën e X-të duhet ti dorëzojnë dokumentet prej 17-21 gusht 2020 nga ora 08:00 – 16:00 dhe shpallja e rezultateve bëhet më 24 gusht.