17 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

01.06.2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus. Rastet e reja janë nga këto komuna: Prizren (4), Lipjan (3), Prishtinë (3), Pejë (3), Ferizaj (2), Kaçanik (1), Istog (1), Mitrovicë (1), Gjilan […]

17 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Prizren (4), Lipjan (3), Prishtinë (3), Pejë (3), Ferizaj (2), Kaçanik (1), Istog (1), Mitrovicë (1), Gjilan (1).

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.

Nga 177 të shëruar në Kosovë, një prej tyre është nga Suhareka, kështu bëhet e ditur në raport.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren (81), Gjakovë (13), Prishtinë (11), Obiliq (9), Ferizaj (7), Klinë (7), Deçan (6), Mitrovicë (5), Vushtrri (5), Skenderaj (5), Pejë (5), Gjilan (4), Podujevë (3), Istog (3), Fushë Kosovë (3), Malishevë (2), Gllogoc (2), Kaçanik (2), Shtime (1), Viti (1), Suharekë (1).

Ndërsa në total numri i rasteve aktive në Republikën e Kosovës është 2.043, prej tyre 17 në Suharekë.