167 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, 2 prej tyre në Suharekë

01.07.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Brenda 24 orëve nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Gjithashtu, […]

167 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, 2 prej tyre në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 orëve nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Gjithashtu, janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.333.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 167, prej tyre dy raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,758 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.