1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga viti në vit!

Rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kushtuar shumë shtetit të varfër të Kosovës.

Numri i veteranëve të luftës, regjistrimi i të cilëve filloi disa vite më parë, ka qenë e mbetet temë debati në Kosovë, deri sa edhe Prokuroria po vazhdon hetimet nën dyshimet se numër i madh personash përfitojnë paligjshëm pensionin e veteranit nga shteti.

Edhe në këtë kohë të pandemisë kur u ‘dobësua’ edhe buxheti i Kosovës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pagat e tyre pa ndërprerje.

Numri i veteranëve nga muaji janar 2020 e deri në muajin qershor 2020 nuk ka qenë i njëjtë, pasi ka lëvizur nga muaji në muaj.

Kështu në Komunën e Suharekës në TM2 2020 – Prill, Maj, Qershor numri i veteranëve që kanë marr pagat nga Qeveria e Kosovës sillet rreth 1600, shkruan SuharekaOnline.

Krahasuar me periudhën e njëjtë në pesë vitet e kaluara numri i veteranëve të luftës që marrin pagë nga shteti është rritur.

PrillMajQershor
Veteranë 2020160716011601
Veteranë 2019158515901586
Veteranë 2018155715551563
Veteranë 2017146414911499
Veteranë 2016125712571257

Ndërsa numri i familjeve të dëshmorëve/invalidëve të luftës që kanë marr pagë është 580.

PrillMajQershor
Familje të dëshmorëve/invalidëve579580579
Pensionist të TMK-së454646
Pensionist të FSK-së232324
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.