1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga viti në vit!

26.11.2020

Rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kushtuar shumë shtetit të varfër të Kosovës. Numri i veteranëve të luftës, regjistrimi i të cilëve filloi disa vite më parë, ka qenë e mbetet temë debati në Kosovë, deri sa edhe Prokuroria […]

1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga viti në vit! Foto: Ilustrim

Rritja e numrit të përfituesve nga skema e transfereve sociale për veteranët e luftës të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kushtuar shumë shtetit të varfër të Kosovës.

Numri i veteranëve të luftës, regjistrimi i të cilëve filloi disa vite më parë, ka qenë e mbetet temë debati në Kosovë, deri sa edhe Prokuroria po vazhdon hetimet nën dyshimet se numër i madh personash përfitojnë paligjshëm pensionin e veteranit nga shteti.

Edhe në këtë kohë të pandemisë kur u ‘dobësua’ edhe buxheti i Kosovës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pagat e tyre pa ndërprerje.

Numri i veteranëve nga muaji korrik 2020 e deri në muajin shtator 2020 nuk ka qenë i njëjtë, pasi ka lëvizur nga muaji në muaj.

Kështu në Komunën e Suharekës në TM3 2020 – Prill, Maj, Korrik numri i veteranëve që kanë marr pagat nga Qeveria e Kosovës sillet rreth 1600, shkruan SuharekaOnline.

Krahasuar me periudhën e njëjtë në pesë vitet e kaluara numri i veteranëve të luftës në Komunën e Suharekës që marrin pagë nga shteti është rritur në vitin 2016 numri i veteranëve që kanë marrë pagë nga shteti ishte rreth 1257, në vitin 2017 ishte rreth1499, në vitin 2018 ishte rreth 1563, ndërsa në vitin 2019 ishte rreth 1563.

TM3, 2020KorrikGushtShtator
Nr. i veteranëve1.6031.6021.602

Ndërsa numri i familjeve të dëshmorëve/invalidëve të luftës që kanë marr pagë është 577.

TM3, 2020KorrikGushtShtator
Familje të dëshmorëve/invalidëve578577577
Pensionist të TMK-së464646
Pensionist të FSK-së242424