16 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

17.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë kryer 1,566 testime prej të cilave 690 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënaur 16 raste të vdekjës nga virusi korona, një në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline. “Brenda 24 orëve janë […]

16 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë kryer 1,566 testime prej të cilave 690 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënaur 16 raste të vdekjës nga virusi korona, një në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.