16 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, dy në Suharekë

29.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 ore janë identifikuar 626 raste të reja me Coronavirus, 19 raste vetëm në Suharekë. IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 viktima nga COVID-19, dy në Suharekë. ”Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 […]

16 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, dy në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 ore janë identifikuar 626 raste të reja me Coronavirus, 19 raste vetëm në Suharekë.

IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 viktima nga COVID-19, dy në Suharekë.

”Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.