Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar një viktimë e moshës 84 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Bukosh (1), Maqitevë (1), Peqan (3), Reçan (2), Sallagrazhdë (2), Samadrexhë (1) dhe Studençan (6).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.