16 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Semetishti me 2 raste
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive. IKSHPK-ja ka njoftuar […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.
IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bukosh (1), Dobërdelan (1), Gelancë (1), Samadrexhë (1), Semetisht (2) dhe Suharekë (10)
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.