16 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Bllaca me 4 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (4), Bukosh (1), Gjinoc (1), Greikoc (3), Peqan (1) Sallagrazhdë (3), Studençan (1) dhe Suharekë (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.

RAPORTO