16 shtatzëna, punëtore të arsimit në Suharekë, presin vendimin e MASHTI-it

20.04.2021

Në mënyrë të parandalimit të përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe ruajtjës së shëndetit nga ky virus, Qeveria e Kosovës të dielën ka marrë masa të reja mbrojtëse. Ndër tjerash, qeveria ka marrë vendim që gratë shtatzëna të cilat punojnë të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë fizikisht. ”Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet […]

16 shtatzëna, punëtore të arsimit në Suharekë, presin vendimin e MASHTI-it Foto: Ilustrim

Në mënyrë të parandalimit të përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe ruajtjës së shëndetit nga ky virus, Qeveria e Kosovës të dielën ka marrë masa të reja mbrojtëse.

Ndër tjerash, qeveria ka marrë vendim që gratë shtatzëna të cilat punojnë të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë fizikisht.

”Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia” thuhet në pikën 7 të vendimit të qeverisë.

Ndërsa, gjatë ditës së martë, Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Drejtorit Komunale të Arsimit të dorëzojnë numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore.

”Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna nga puna, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore. Në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, MAShTI do të sigurohet që nxënësit të mos të humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre” thuhej në njoftimin e MASHTI-it.

I kontaktuar nga SuharekaOnline drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se menjëherë pas kërkesës së lartcekur nga MASHTI, kanë mbledhur të dhëna zyrtare nga të gjitha shkollat e komunës.

Ai ndër tjerash ka bërë të ditur se në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës janë gjithsejt 16 të punësuara shtatzëna, prej tyre 9 janë të punësuara në arsimin fillor, 3 në arsimin e mesëm të ulët, 2 në arsimin e mesëm të lartë dhe 2 pedagoge.

Bajselmani poashtu ka thënë se nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjis dhe Inovacionit nuk kanë pranuar ende ndonjë vendim se si do të mbahen orët mësimore të cilat i mbajnë këto të punësuara.