16 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.822 në tërë Kosovën

03.06.2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus. Brenda 24 ore janë kryer 2,325 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 616,415. Rastet e reja janë nga këto komuna: Gjakovë (4), Mitrovicë […]

16 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.822 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Brenda 24 ore janë kryer 2,325 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 616,415.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Gjakovë (4), Mitrovicë (4), Pejë (2), Prishtinë (2), Malishevë (1), Shtime (1), Prizren (1), Fushë Kosovë (1), Vushtrri (1) dhe Podujevë (1).

Gjatë 24 orëve janë shëruar 239 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë është 103,143.

Nga 239 të shëruar në Kosovë, një prej tyre është nga Suhareka, kështu bëhet e ditur në raport.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive në Republikën e Kosovës është 1.822. Numri total i rasteve të vdekjes nga ky virus në vendin tonë është 2,243.

Nga 1.822 raste aktive, 16 prej tyre janë nga Komuna e Suharekës.