152 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

24.09.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 133 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 4 raste me COVID-19 si dhe janë shëruar 16 qytetarë nga ky virus […]

152 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 133 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 4 raste me COVID-19 si dhe janë shëruar 16 qytetarë nga ky virus në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.

Kurse numri i rasteve aktive është 6.077, prej tyre 152 raste aktive në Komunën e Suharekës.