150 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

25.09.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 133 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 si dhe janë shëruar 2 qytetarë nga […]

150 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 133 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 si dhe janë shëruar 2 qytetarë nga ky virus në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Kurse numri i rasteve aktive është 5.371, prej tyre 150 raste aktive në Komunën e Suharekës.