15 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

26.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1,903 testime prej të cilave 775 kanë rezultuar pozitive me Covid-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në janë regjistruar 15 viktima, një në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline. “Brenda 24 orëve janë raportuar 15 […]

15 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1,903 testime prej të cilave 775 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në janë regjistruar 15 viktima, një në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.