Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 6 mijë e 418 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 141 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 6 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 842 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 110 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 173, Gjilan 101, Ferizaj 72, Fushë Kosovë 71, Lipjan 69, Podujevë 59, Malishevë 45, Kamenicë 37, Gjakovë 35, Kaçanik 30, Deçan 23, Rahovec 22, Klinë 20, Shtime 18, Mitrovicë 15, Prizren 12, Dragash 11, Suharekë 6, Junik 5, Istog 5, Gllogoc 5, Pejë 3, Vushtrri 2, Skenderaj 1, Viti 1, Shtërpcë 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Gjilan 45, Prishtinë 45, Fushë Kosovë 5, Gllogoc 4, Prizren 2, Istog 1, Vushtrri 1, Podujevë 1, Kllokot 1, Viti 1, Novobërdë 1, Gjakovë 1, Suharekë 1, Kaçanik 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 228.704.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 410 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.939 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.006 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.039 doza të treta dhe 743 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.
