141 raste aktive me Covid-19 në Komunën e Suharekës

23.11.2020

Në Kosovë sot janë regjistruar 645 raste të reja me Coronavirus, 15 vetëm në Komunën e Suharekës. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi sot ka njoftuar për numrin e rasteve aktive në komunën tonë, shkruan SuharekaOnline. Sipas, Kuqit që nga marsi kur edhe u paraqitën rastet e para me Coronavirus deri […]

141 raste aktive me Covid-19 në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Në Kosovë sot janë regjistruar 645 raste të reja me Coronavirus, 15 vetëm në Komunën e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi sot ka njoftuar për numrin e rasteve aktive në komunën tonë, shkruan SuharekaOnline.

Sipas, Kuqit që nga marsi kur edhe u paraqitën rastet e para me Coronavirus deri më tani janë regjistruar 491 raste pozitive, prej tyre 322 janë shëruar, 28 persona fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin korona dhe 141 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë nga: Bllacë (1), Mushtisht (1), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (3), Sopijë (3), Studençan (2) dhe Suharekë (4).