14 viktima nga Covid-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

19.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë kryer 1,816 testime për Covid-19 prej të cilave 807 kanë rezultuar pozitive. IKSHPK bënë të ditur se në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast i vdekjes nga Coronavirus. “Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e […]

14 viktima nga Covid-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë kryer 1,816 testime për Covid-19 prej të cilave 807 kanë rezultuar pozitive.

IKSHPK bënë të ditur se në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast i vdekjes nga Coronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.