14 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

07.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 519 raste të reja me Coronavirus. IKSHPK-ja njofton se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19, transmeton SuharekaOnline. IKSHPK gjithashtu njofton se brenda 24 orëve të fundit betejën me Coronavirus e kanë humbur […]

14 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 519 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK-ja njofton se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19, transmeton SuharekaOnline.

IKSHPK gjithashtu njofton se brenda 24 orëve të fundit betejën me Coronavirus e kanë humbur 14 pacientë, një 68 vjeçar nga Suhareka.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)” thuhet në njoftim.