14 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

02.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1,340 testime prej të cilave 555 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë betejën me virusin Korona e kanë humbur 14 persona, një në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline. […]

14 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1,340 testime prej të cilave 555 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë betejën me virusin Korona e kanë humbur 14 persona, një në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se numri i viktimave deri më tani në vendin tonë ka arritur në 1,040.