14 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

28.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1,565 testime prej të cilave 639 kanë rezultuar pozitive me Koronavirs. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga COVID-19, një në Suharekë, shkruan SuharekaOnline. “Brenda 24 […]

14 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1,565 testime prej të cilave 639 kanë rezultuar pozitive me Koronavirs.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga COVID-19, një në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)“thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.