134 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë gjatë muajit shkurt, afër 9 mijë të infektuar në tërë Kosovën

01.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë edhe gjatë muajit shkurt ka vazhduar me shifra të larta. Në bazë të raportimeve ditore nga Instutiti i Shëndetësisë Publike në Kosovë që përcjellë SuharekaOnline është bërë e ditur se gjatë muajit që lam pas janë konfirmuar 8.931 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar për 101 […]

134 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë gjatë muajit shkurt, afër 9 mijë të infektuar në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë edhe gjatë muajit shkurt ka vazhduar me shifra të larta.

Në bazë të raportimeve ditore nga Instutiti i Shëndetësisë Publike në Kosovë që përcjellë SuharekaOnline është bërë e ditur se gjatë muajit që lam pas janë konfirmuar 8.931 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar për 101 viktima nga ky virus.

Në muajin e dytë të vitit 2021 në Komunën e Suharekës janë identifikuar 134 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima.

Vetëm në javën e fundit të muajit shkurt në Kosovë janë regjistruar 2.850 raste pozitive me COVID-19 dhe 27 viktima, prej të cilave 31 raste janë identifikuar në Komunën e Suharekës.

Në tabelën nr. ”1” është paraqitur numri i rasteve pozitive me COVID-19 dhe i viktimave nga ky virus në tërë Kosovën.

JavëtNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
Java 1 (01-07 shkurt)2.00425
Java 2 (08-14 shkurt)2.03821
Java 3 (15-21 shkurt)2.03928
Java 4 (22-28 shkurt)2.85027
TOTAL:8.931101
Të dhëna nga IKSHPK-ja

Në tabelën nr. ”2” është paraqitur numri i rasteve pozitive me COVID-19 dhe i viktimave nga ky virus në Komunën e Suharekës

JavëtNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
Java 1 (01-07 shkurt)542
Java 2 (08-14 shkurt)281
Java 3 (15-21 shkurt)212
Java 4 (22-28 shkurt)311
TOTAL:1346
Të dhëna nga IKSHPK-ja