Regjistrohen 13 viktima nga COVID-19, një në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se sot kanë rezultuar 637 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 24.792 raste nga 108.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798, transmeton SuharekaOnline.

Në Komunën e Suharekës sot janë identifikuar 6 raste të reja me Covid-19 me vendbanimet: 1 në Sallagrazhdë, 1 në Sllapuzhan dhe 4 në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.