13 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

13.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë janë kryer 2,056 testime prej të cilave 963 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës ka vdekur një pacientë nga COVID-19. “Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

13 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë janë kryer 2,056 testime prej të cilave 963 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës ka vdekur një pacientë nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, trasmeton SuharekaOnline.