13 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

13 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

11.12.2020 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 590 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 viktima nga COVID-19, një nga Suhareka.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

LEXO EDHE:  Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit